“Në maj të vitit 1996 i ndjeri Azem Hajdari na kërkoi ta shkulim yllin mbi kabinën elektrike të fshatit”, thanë banorët e Bushkashit në njësinë administrative të Ulzës, bashkia e Matit. Por ata nuk kanë pranuar ta zbatojnë urdhërin e liderit të dhjetorit, madje u kanë bërë thirrje të gjithë banorëve të mos guxojnë ta heqin.
Sipas banorëve ylli është montuar mirë para 40 viteve dhe nuk i prish punë askujt. Ai qëndron mbi kabinë, i derdhur me hekur dhe beton.
Kabina është planifikuar të rehabilitohet, me fondet e OSHEE-së, por banorët kanë dëshirë që ylli, ky simbol i të kaluarës, të mos shkatërrohet, por të qëndrojë mbi taracën e kabinës. /tirananews.al/