Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Banorët e Derjanit e Macukullit: Na kishin harruar prej 70 vitesh

21:23 / November 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e fshatrave të Derjanit e Macukullit u shprehën sot gjatë dëgjesave publike për hartimin e projekt-buxhetit dhe paketës fiskale të vitit 2022 se prej 70 vitesh ishin harruar nga të gjitha qeveritë. Mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e rënduar e rrugëve rurale, mungesa e ujit për vaditje e kanë bërë jetesën në këto zona problematike.

Hajrulla Gjoni dhe Esat Xhetani thanë se aktualisht po punohet në çdo fshat të Matit dhe kjo i bën matjanët optimistë se gjendja do të ndryshojë. “Ky kujdes i munguar prej 70 vitesh ka bërë që shumë familje ta braktisin vendlindjen. Ndërsa dy vitet e fundit, pas zgjedhjes së kryetarit të bashkisë Agron Malaj, po punohet kudo, në ujësjellësin e 17 fshatrave, në kanalet ujitëse, në mirëmbajtjen e 420 kilometrave rrugë rurale. Administrata lokale nuk i trajton qytetarët si të majtë apo të djathtë, por të gjithë ndihen të vlerësuar.”

1 15

Ndërkohë ish kryetari i komunës Derjan Nazmi Çela theksoi se për 70 vjet derjanasit ishin të persekutuar, të lënë në harresë. “Në se investimet do të vazhdojnë me këto ritme ne do të mbështesim Agron Malajn”, tha Çela.

Kryetarët e fshatrave të Macukullit Nazmi Meta e Ismail Doçi thanë se dora e bashkisë është ndjerë në infrastrukturën e fshatit të largët. Ato vijuan me kërkesën e tyre që rruga Burgajet-Derjan-Macukull të asfaltohet. Në përgjigje të këtij shqetësimi kryetari i bashkisë u shpreh se është hartuar projekti i kësaj rruge të rëndësishme dhe ky investim po kërkohet me ngulm pranë institucioneve shtetërore dhe donatorëve.

11 2

banoret derjanit macukullit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.