Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banorët e Dukagjinit protestë për rrugën që i lidh me Shkodrën, deputeti i PS-së i mbështet

12:33 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1676891658 Screenshot4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Dukagjinit këtë të hënë kanë dalë në një protestë për ndërtimin e rrugës që e lidh krahinë historike Dukagjinin me Shkodrën. Të braktisur prej 30 vitesh siç vetë ata shprehën, kërkojnë ndërtimin e rrugës duke zgjedhur që me anë të protestave t’i dalin sot kësaj treve.

Deputeti i PS-së, Benet Beci ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e mbajtur nga banorët e Dukagjinit për rrugën që i lidh me Shkodrën. Ai shkruan në një postim në Facebook, se është në mbështetje të protestuesve dhe se shumë shpejt do të ketë lajme të mira për ta.

Shkrimi i plotë

Sot në Shkodër pati një protestë me pjesëmarrje të madhe të banorëve e ish-banorëve të zonës së Dukagjinit para bashkisë e prefekturës, për rrugën e Dukagjinit. Dua të përshëndes të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit për pjesëmarrjen e madhe dhe qytetarinë nga a cila u karakterizua e gjithë protesta. Jam plotësisht solidar me ta në kërkesën për ndërtimin e rrugës. Përgjatë viteve e kam përshkuar disa herë atë rrugë dhe duke patur përvojën e thuajse të gjitha rrugëve rurale të Shqipërisë besoj se është ndoshta më e vështira dhe më e rrezikshmja në vend.

Jam shumë i ndërgjegjshëm që mungesa e rrugës thellon problemet sociale dhe ekononomike të një zone të varfër dhe nxit edhe më tej braktisjen e zonës. Përtej rëndësisë sociale dhe ekonomike, rruga është aksesi i vetëm i një zone shumë të gjerë me tradita të jashtëzakonshme e më një komunitet që është fort i lidhur me zonën e vet.

Gjatë këtyre viteve është punuar për të përfunduar lidhjen rrugore Qafë Thore-Theth; po punohet për segmentin e rrugës Theth-Ndërlysaj dhe ka përfunduar plotësisht projekti i detajuar teknik nga Prekali në Ndërlysaj së bashku më një degëzim të rëndësishëm që lidh me Lekbibajn dhe zonën e Gjakovës në Kosovë.

Kjo lidhje do të krijojë një unazë përfundimtare të Alpeve dhe do të jetë një mundësi për rivitalizimin ekonomik në zonë. Sigurisht duke qenë një rrugë shumë e gjatë, e vështirë dhe malore, ka një kosto financiare të konsiderueshme të investimit. Jemi duke parë të gjitha mundësitë për financimin e rrugës me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të huaj. Shpresoj që së shpejti do të kemi lajme të mira; kjo protestë sot vetëm më motivon shumë më tepër që rrugën të mund ta bëjmë realitet.

dukagjin Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.