Banorë të zonës kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnje-Fier, në shenjë proteste për vendosjen e barrierave metalike në kryqëzimin e njohur si ‘pushimi i shoferit’. Bllokimi ka sjellë disa km varg makinash nga të dyja krahët e rrugës Lushnjë dhe Fier.
Pas negociatave me policinë rruga është liruar.