Një grua në Londër, e cila kishte ndërruar jetë dy vite më parë, u gjet e dekompozuar në shtëpinë e saj.
Eshtrat e zbuluara i përkasin 61-vjeçares Shila Seleoane. Ajo arriti të identifikohej vetëm nga dhëmbët e saj, të cilët u përdorën për testin e ADN-së, ndërsa në trup nuk u konstatuan shenja dhune, ndaj raportohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ajo jetonte me qira në apartament, dhe dy vite më parë pronari i shtëpisë i kishte ndërprerë gazin dhe ujin për shkak se nuk kishte shlyer detyrimet. Megjithatë, nuk tentoi kurrë të hynte brenda shtëpisë dhe të kontrollonte, duke bërë që ajo të gjendej dy vite pas vdekjes.
Shila jetonte e vetme dhe nuk ishte e martuar.