Banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, në një bisedë me konkurrentët e tjerë ka treguar tiparet karakteriale që ajo dëshiron të ketë partneri i saj.
“Ka lloj lloj grash që mendojnë ndryshe. Unë i përkas grave që duan me pas karrierë dhe që duan të arrijnë me forcën e vet, atë që dëshirojnë të arrijnë”, tha ajo.
“Por, kam qejf me pas një super partner të fortë, por jo super të fortë financiarisht, por në kokë. Të mbështetemi te njëri-tjetri”, shtoi Juli.
“Edhe unë kam momente të vështira të mia, por kam qejf që një të kem një burrë që është forca ime që kur t’i bëjmë gjërat bashkë të mbështetem tek ai. Kur shoh çifte që janë super të fortë bashkë.”
Nga ana tjetër, Shota ia kthen: “A e di Jul që nuk mundesh t’i kesh dy sene në rregull edhe karrierën karrieriste, edhe një familje të lumtur.”