Filmi “Barbie” e Greta Gerwick pritet t’i kalojë 1 miliard dollarë në arkat botërore në vetëm tre javë në kinema, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga “Wonder Woman” e Patty Jenkins.
“Barbie”, të cilin Gerwig e drejtoi ku është edhe bashkëskenariste, fitoi 53 milionë dollarë të tjerë nga 4 178 vende në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, sipas vlerësimeve të publikuara nga studioja sot, raportoi Reuters.
Filmi me aktoren protagoniste Margot Robbie është në vendin e parë për tre javë tani dhe Warner Bros tha se do të kalojë 1 miliard dollarë të ardhura para fundit të ditës.