“Barbie” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 700 milionë euro fitim në mbarë botën. Shifra do vazhdojë të rritet në javët në vijim, pasi ka ende disa njerëz që nuk kanë mundur të shkojnë në kinema për të parë filmin.
Me këto shifra, “Barbie” është bërë tashmë filmi i tretë me fitimet më të larta deri më tani për vitin 2023, dhe madje mund të rrëzojë një gjigant, të vetmin sukses që Marvel Studios ka pasur këtë vit.
Janë tre filma që aktualisht janë në krye me fitime më të larta të vitit 2023: “The Super Mario Bros. Movie”, “Guardians of the Galaxy Vol. 3” dhe “Barbie”.