Barcelona është duke u përgatitur për të hedhur në gjyq Atletico Madridin, për shkak të një mosmarrëveshjeje midis të dyja klubeve për kushtet e huazimit të Antonine Griezmann.
Sulmuesi francez u bë pjesë e bardhkuqëve në vitin 2021, e vazhdon që të luajë për madrilenët edhe në këtë sezon.
Marrëdhënia e tij me trajnerin Diego Simeone është shumë e mirë, ndërsa ka shënuar 133 gola në 257 takime në skuadrën spanjolle.
Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, Barça synon që t’i bëjë padi Atletikos, pasi pretendon se Griezmann e ka përmbushur klauzolën e blerjes me vlerë 35 milionë Paund, duke luajtur në 81% të minutave, ku ai ishte i gatshëm sezonin e shkuar.
Në bazë të akordit mes klubeve, klauzola hynte në fuqi nëse sulmuesi luante në 50% të minutave.
Sipas përfaqësuesve ligjore të Atleticos, kontrata intepretohet për dy sezone, e jo një, siç pretendojnë Blaugranat.
Bardhekuqtë vazhdojnë ta aktivizojnë atë vetëm 30 minuta në ndeshje, që ta shmangin blerjen.
Ndërkohë nisja e sezonit ka qenë mjaft e mirë për Griezmann, që ka shënuar dy gola në 4 takime, e po ashtu edhe 1 herë në Ligën e Kampioneve.