Erling Haland nuk do të luajë te Barcelona, të paktën sa i përket sezonit 2021-2022. Lajmi jepet nga mediat e njohura spanjolle, të cilat kanë bërë të ditur se katalanasit kanë hequr dorë nga sulmuesi norvegjez pasi kanë bërë prioritet rinovimin e Lionel Mesit.
Firma deri në fund të karrierës me yllin argjentinas kërkon një sforco të rëndësishme ekonomike, pavarësisht sakrificës që mund të bëjë futbollisti duke ulur rrogën e tij. Barcelona aktualisht gjendet në ujëra të turbullta në aspektin financiar me mbi 1 miliard euro borxhe ndaj palëve të treta. Kështu, për katalanasit marrëveshja me Mesin do të thotë që nuk mund të bëjnë më lëvizje të rëndësishme të tjera gjatë kësaj vere, pasi thjesht nuk kanë kapacitetin financiar për ta përballuar.
Kërkesat e Haland, por edhe kosto e kartonit të tij, përbën një shpenzim relativisht të lartë e si rrjedhojë, TV3 bën të ditur se Laporta kë vendosur që për këtë vit të mos përqendrohet të afrimi i lojtarit norvegjez. Në klub shpresojnë që situata të jetë përmirësuar disi me kthimin te fitoret e trofeve në edicionin e ardhshëm dhe atëherë të hidhen në sulm për Haland, gjithmonë nëse rivalët nuk kanë siguruar më parë firmën e tij.