Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal Athletik Bilbao në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të La Liga.
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga 17-vjeçari i cili debutoi sot me ekipin e parë.
Në minutën e 80’ falë asistit të Zhoao Feliks, Mark Guiu shënoi gol duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij.
Pas këtij rezultati Barcelona e Çavit ngjitet në vendin e 3-të me 24 pikë, 1 më pak se Reali kryesues dhe Girona.