Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardh Spahia: Rama nuk tha asnjë fjalë për masakrën zgjedhore, prezantoi projekte që kanë nisur vite më parë

20:10 / December 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 bardh spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spania ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkodër ku gjatë Asamblesë së PS foli për projektet që po marrin jetë në këtë qytet si dhe situatën aktuale politike. Për Spahinë Rama nuk dha asnjë përgjigje për atë që ai e “quan masakër zgjedhore”, ndërsa shtoi se përgjigjia do jetë me mosbindje civile.

“Ardhja e Ramës në Shkodër ishte një rikthim në skenën e krimit. Nuk foli asnjë fjalë për bandat qe bene masakrën zgjedhore te 14 majit ideator i të cilës ishte vetë ai. Asnjë fjalë për dhunimin e shkodranëve dhe të Shkodrës nëpërmjet bandave të tij autokolonave të blinduara dhe investitorëve strategjikë miq të tij të cilët pak muaj më parë dhunuan qytetarët shkodranë për interesin politik të Edi Ramës. Prezantoi projekte fasade te cilat kanë nisur vite më parë dhe bashkautore është bashkia Shkodër. Nuk tha asnjë fjalë për shpopullimin masiv me të cilin po përballen qytetarët e Shkodrës. Nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e të gjithë territorit Shkodër.

Zgjodhi të vijë me premtime në këmbim të votës së qytetarëve Shkodranë. Ata nuk i harrojnë vuajtjet e paraardhësve të Edi Ramës dhe persekutimin ekonomik. Rama sot nuk mblodhi strukturat e veta, mbledhjet i bën me krimin e organizuar që e përdor për të ardhur në pushtet. Rama e grabiti pushtetin në Shkodrën që gjithmonë me votë i ka dhënë përgjigjen e merituar. Nuk folën për përfshirjen e strukturave të shtetit e policisë në dosjen metamorfoza. Nuk pati guxim të thotë asnjë fjalë për Pëllumb Gjokën i cili vendosi Velipojën ditën e zgjedhjeve në shtetrrethim të plotë. Asnjë fjalë për përfshirjen e ministrave të tij jo vetëm në masakrën elektorale por në të gjitha trafiqet e këtij vendi. Përgjigjia për Ramën do të jetë revolta popullore mosbindja civile që ka filluar në parlament”, tha Spahia.

bardh spahia masakren Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.