Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman të CDU-CSU, Peter Beyer, i cili, teksa komentonte situatën në PD, deklaroi se nuk do të ketë bashkëpunime me një person të shpallur “non grata” nga SHBA, duke iu referuar Sali Berishës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton, ndërsa e akuzon se e ka futur PD-në në një rrugë pa krye.
“Babi Zenit duhet të kërkojë ndjesë që gënjeu demokratët që qëndrimi i Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, është personal. Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU Peter Beyer konfirmon se nuk do të ketë bashkëpunim me Sali Berishën, të shpallur nongrata nga SHBA për korrupsion madhor. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ai e ka futur Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.