Këngëtari i njohur, Bardhi ka marrë vendimin drastik duke ndërprerë rrugëtimin e tij në “Big Brother Albania VIP 3”. Kjo ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të mamasë së tij. Ka qenë moderatori Ledion Liço ai i cili i ka komunikuar Bardhit për një problem familjarë.
Ajo vuante prej kohësh nga tensioni, por sipas Petritit, gjendja e saj është rënduar dhe se aktualisht ndodhet në spital, por në gjendje të stabilizuar momentalisht. E gjithë kjo situatë bëri që Bardhi të largohet nga shtëpia i panikosur, për të shkuar sa më shpejt pranë nënës së tij. Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Sara, që përfshiu edhe palë të treta.
Lexo edhe :
Related Posts
“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët. Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja nga studioja e Big Brother VIP.
Opinionistët vijuan në tej se Sara me këtë deklaratë la të nënkuptohej se sëmundja e nënës është një gjë e stisur për shkak të situatave me të, gjë për të cilën shtuan se nuk duan që të jetë e vërtetë.