Kreu i Grupit Parlamentar ka reaguar sërish në lidhje me protestën e sotme që u mbajt për rreth tre orë para kryeministrisë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se dita e sotme tregoi opozitën e vërtetë.
Mes të tjerash ai shkruan se bashkimi i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten dhe për të forcuar opozitën.
“Sot, ne vërtetë jemi në opozitë. Vërtetë kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë jo të denja për të qenë në lartësinë tuaj, të dashur demokratë dhe qytetarë! Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë politike opozitare: ne kemi me vete kurajon tuaj! Kemi dinjitetin tuaj! Kemi dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin tuaj për të fituar!
Ju të gjithë ketu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria! Bashkimi ynë i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten, për të forcuar opozitën, për t’u bërë forca udhëheqëse e vendit me besimin e shumicës absolute të shqiptarëve”- shkruan Bardhi.