Vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM për ndërtimet pa leje, Gazment Bardhin e konsideroi aspak surprizues.
Gjykata Kushtetuese, sipas tij, nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Edi Ramës as këtë rast.
“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, shkruan Bardhi ne “Twitter”.