Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi takim me naftëtarët: Garantoj rishikimin e statusit, nuk pranojmë të abuzohet mbi djersën tuaj

16:08 / April 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
492038125 1089300579883437 7794994040160653061 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi u takua me naftëtarët për të diskutuar për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë. Bardhi ka folur për statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. ”Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim”,-shkruan Bardhi.

Postimi i plotë

Kandidati ynë Ledion Çala kishte organizuar një takim me kolegët e tij që punojnë në sektorin e naftës, ku me shumë kënaqësi u bashkuam për të dëgjuar me vëmendje shqetësimet e tyre. S’duhet të punosh një ditë si naftëtar dhe të kuptosh sa e rëndë është puna e tyre dhe sa pak të shpërblyer janë! Ndava me naftëtarët shqetësimin për të rishikuar statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. Dhe ne do ta bëjmë këtë menjëherë! Çdo vendim që prek jetën e naftëtarëve do të merret vetëm në konsultim direkt me ta.

Statusi i rishikuar dhe zbatimi i plotë i tij, pa zvarritje nga agjencitë qeveritare, do të njohë vështirësinë në punë dhe do të përcaktojë pension të lartë për profesionin e naftëtarit. Nuk do të tolerohet asnjë devijim nga kompania shtetërore apo private për kushte optimale të punës. Shëndeti dhe mirëqenia e naftëtarëve janë prioritet për PD dhe, jam i nderuar, të mbroj të drejtat e tyre!

Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim!

Gazmend Bardhi naftëtarë PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.