Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bardhit i hiqet e drejta të shkruajë në grupin e Whatsapp të PD, Pampuri: Nuk na duhen ftesat për mbledhje në fermë

15:14 / September 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pampuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së së vulës, Oriola Pampuri konfirmoi sot heqjen e aksesit të Gazment Bardhit për të shkruar në grupin e Whatsapp ku janë të pranishëm deputetët. Në një intervistë për News 24, ajo tha se deputetët nuk mund të postojnë te grupi zyrtar i Whatsapp njoftime për takime nëpër ferma.

Si i komentoni reagimet e Bardhit?

Ai ka ndërmarrë nisma në kundërshtim me linjën e partisë. Eshtë e pranueshme që të ketë larmishmëri mendimesh brenda të djathtës, por nëse cënon partinë, do të ndihmonte drejt shtyrjes së një procesi jo normal. Nuk është normale që të ketë sjellje të tillë Bardhi. PD ka një status që e ka regjistruar në gjykatë, ka një urdhër të brendshëm dhe në bazë të tyre jane bërë këto zgjedhje. Ato do ti delegohen parlamentit që merr një vendim.

Është shkelur rregullorja pasi kryetarin e grupit e zgjedhin deputetët….

Rregullorja është shkelur kur u zgjodh Bardhi kryetari i grupit parlamentar, pasi ishte sekretar i përgjithshëm. Që këtu kishim një shkelje. Nuk di që grupi i PD të ketë funksionuar me firma. Grupi parlamentar nuk ka vendosur ndonjëherë për partinë. Ata deputetë që kanë bërë sot lëvizje të tilla, jane zgjedhur nën siglën dhe logon e PD.

Nga grupet e whatsapp janë fshirë mesazhet e Bardhit dhe më pas janë hequr persona të tjerë. është normale kjo?

PD ka rregulla dhe norma. Në grupet e whatsapp nuk mund të vijnë ftesa për në fermë, nuk mund të vijnë ftesa për takime që nuk janë pjesë zyrtare e PD. Administratori që administron grupin e whatsapp ka fshirë ftesën. As unë nuk kam pasur tagër të shkruaj në atë grup. Bardhi është deputet por nuk mund të bëjë lëvizje të tilla brenda partisë. Bardhi ka qenë administrator i grupit deri kur ishte sekretar i përgjithshëm dhe kryetar i grupit. Tani i është hequr e drejta për shkruar diçka, pasi nuk është më në këtë detyrë.

Shumica e deputetëve më njohin mua për kryetar grupi thotë Bardhi…

Rregullorja e Kuvendit flet për zgjedhje të kryetarit të grupit thotë “zgjedh”, por nuk e thotë se cili organ i partisë e zgjedh.

A është kjo që po bëni ju njësoj si ajo e Berishës që në Kuvendin e dhjetorit 2021 shkarkoi gjithë zinxhirin drejtues të PD-së?

Kjo është PDp-ja zyrtare që e njeh gjykata, ajo e Berishës nuk ishte PD-ja. është absurde që të kesh individë që cënojnë kolegët, nuk e di si mund të jetë më një grup solid parlamentar. Unë i bëj thirrje që të reflektojnë sepse sjellje të tilla nuk i bëjnë mirë demokracisë së brendshme. Qytetarët janë lodhur me këto cic mice, ata na duan përballë qeverisë sot.

Pse do votoni rritjes së pagave për gjyqtarët e Kushtetueses?

Jemi në një vend që duhet me padiskutim të jemi në standardin e vendeve të BE-së. Gjykata Kushtetuese dhe gjithë sistemi gjyqësor duhet të preket nga rritja e pagave. Nëse kanë paga më të larta, nuk kemi korrupsion, kemi ndikim më të vogël nga qeveria. Pas kushtetueses do ta ketë radhës sistemi gjyqësor në tërësi. Kjo nuk është të bashkosh votat me Edi Ramën.

Oriola Pampuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.