Sot Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 Majt. Kërkesa është dorëzuar nga Sekretari Ligjor i PD-së, Indrit Sefa. Juristi i grupit të Alibeajt që ka mbrojtur këtë palë në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës, tha para mediave se në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të PD-së protokolloi kërkesën për zgjedhjen lokale.
“Do e vlerësojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk e kuptoj gjithë këtë interes kaq të madh. Bëmë një veprim thjesht procedural. Është praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë politike”, tha Sefa.
Por ai nuk tregoi para mediave se cili prej zyrtarëve të PD-së e ka firmosur ka firmosur autorizimin që Sefa të jetë sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në PD.