Ditën e nesërme qytetarët shqiptarë do dalin në votime për të zgjedhur 61 kandidatët për kryebashkiakë në 61 bashkitë e vendit.
Lulzim Basha dhe aleatët, të cilët zgjodhën të mos garojnë në këto zgjedhje, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje militantëve që të mos dalin nesër në votime.
Mirëpo familjarët e Bashës duket se nuk i janë bindur thirrjes së këtij të fundit. Personi në foton e mëposhtëme, Altin Basha, i cili është djali i xhaxhait të kreut të Partisë Demokratike do dalë nesër në zgjedhje dhe do votojë Erion Veliajn.
