Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha do votojë pro, Bylykbashi: Arsyetim skandaloz për rritjen e pagave për gjyqtarët

11:19 / September 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bylykbashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në seancën plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se do votojë kundër ligjit për Gjykatën Kushtetuese që i hap rrugën rritjes së rrogës për anëtarët e saj. Ligjvënësi demokrat u shpreh se arsyetimi për rritjen e pagave për këtë kategori është skandaloz dhe shtoi se nëse ligj hyn në fuqi një gjyqtar do paguhet sa 100 pensionistë së bashku.

“Fakti që po prek tezën e dinjitetit ishte ajo që na hapi sytë në komision, kur Këshilli i Ministrave me propozim të Gjykatës Kushtetuese sillte për miratim ligjin për ndryshime në Gjykatën Kushtetuese, por vetëm një gjë; t’i rrisim pagën gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Arsyetimi kryesor skandaloz. Dhe për këdo që mund të votojë për këtë është duhet pagë dinjitoze dhe paga dinjitoze është 644 mijë lekë për gjyqtarëin e Gjykatës Kushtetuese, për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se paguajmë dy Gjykata Kushtetuese ne dhe për çështje dinjiteti, kryetari duhet ta ketë 20% më shumë, 773 mijë lekë të reja. Bëjeni llogarinë merr sa 100 pensionistë me pension minimal”.

Kurse Lulzim Basha tha se ai dhe grupi i tij, do të votojë pro. “Do të votojmë për rritjen e rrogave të gjyqësorit, se gjyqësor me rroga të larta do të thotë shanse më të mëdha për të mos u kapur nga qeveria. Edhe kur një qeveri e keqe sjell një projektligj të mirë si ky, ne do ta votojmë, se ne jemi në parlament për shqiptarët dhe jo për hallet tona”.

oerd bylykbashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.