Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me demokratët e degës 3 në Tiranë ka shprehur sërish mbështetjen e tij për SPAK.
Sipas Bashës nuk mund të jesh demokrat nëse je kundër Prokurorisë së Posaçme. Ai gjithashtu ka dhënë një mesazh për ish-liderin e PD-së, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie prej dhjetorit 2023.
Një thirrje e pati dhe për emrat e larguar nga PD drejt Berishës. Basha tha se kontributi u njihet pavarësisht cfarë u kanë bërë të tjerët, apo c’i kanë bërë vetes.
“PD dhe dmokratët përcaktohen nga qëndrimi që kanë ndaj drejtësië, ndaj SPAK. Nuk mund të jesh demokrat dhe të jesh kundër korrupsionit e kundër SPAK. Ndaj SPAK ne kemi qëndrim të prerë, mbështetje pa ksuhte për të vënë para ligjit të gjithë zyrtarët e korruptuar dhe këdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve. Nuk do të humbasim më kohë me hijet që mbeten pas. Kushdo që ka dhënë një kontribut për këtë parti, sigurisht që i njihet, pavarësisht se çfarë ka bërë, i kanë bërë apo i ka bërë vetes. Nuk kemi kohë. Vëmendja jonë është te përballja me Edi Ramën dhe qeverinë e tij ndaj çdo përpjekje për të na vënë shkopinj nën rrota ne e rezufojmë”, u shpreh Basha.