Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Hetim pa asnjë përjashtim të kontratave koncesionare

22:08 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me struktura drejtuese në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, Basha është shprehur se në shtator Partia Demokratike do të jetë gati për të dhënë të gjithë potencialin e saj. Gjithashtu shton se mbështetja ndaj SPAK nuk do të mungojë, duke theksuar se korrupsioni qeveritar duhet të marrë fund.

“Në Tiranë, me strukturat drejtuese të Qarkut për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, për ta bërë Partinë Demokratike një forcë moderne dhe bashkëkohore, gati në gjithë potencialin e saj, për t’u përballur me qeverisjen më të korruptuar të Europës. Afera e Inceneratorëve dhe gjithë aferat e tjera për të cilat ministra, kryetarë bashkie e deputetë janë arrestuar për korrupsion, apo janë larguar nga politika për lidhjet me krimin, janë dëshmi se shteti i Edi Ramës është nën kthetrat e të korruptuarve. Ndaj është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është marrë me hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, duke përfshirë edhe kryeministrin; Hetimin dhe kapjen e parave që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë. Në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, Partia Demokratike do punojë që ndryshimi i vërtetë që pret çdo shqiptar të bëhet realitet”, ka thënë Basha.

Basha hetim kontratave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.