Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Basha kërkon revolucion, por po hetohet nga SHBA. Plakut Sali do t’ia prishim tespijet”

18:04 / June 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama basha berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ura Vajgurore, ku prezantoi kandidaten Juliana Memaj, kryeministri Edi Rama i cilësoi si të neveritshme publikimet e përgjimeve nga Dosja 339.

Ai deklaroi se socialistët asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë, ndërsa solli si shembull ish-drejtorin e PD-së, Arben Segjini.

“Asksuh nuk mund të thotë se ne kemi ngritur dorën ndonjëherë për të penguar drejtësinë. Askush nuk na ka parë duke marrë në mbrojtje ndonjë që duhet të përgjigjet para drejtësisë. Ndërsa ata që helmojnë çdo ditë gjakun e miletit, drejtorin e përgjithshëm të Tatimeve e kishin të dënuar me vendim gjykate dhe në arrest shtëpie, dhe drejtonte tatimet nga shtëpia” – tha kryeministri.

Rama komentoi edhe pretendimet e kryetarit të PD. Ai e ironizoi Lulzim Bashën duke u shprehur se është një nga kokrrat e tespijeve të Sali Berishës. Ndërkohë që për kryeministrin, akuzat e Bashës janë absurde përderisa ai vetë është nën hetim.

“Ata duan të bëjnë gjyqe publike si në kohën e luftës, pa prova dhe pa hetime. Më e bukura është që ai që i udhëheq këto procese nuk është person i dyshuar, por i akuzuar dikur nga Prokuroria me 270 faqe akuzë për korrupsion. Sot është nën hetim në SHBA për thuajse 1 milionë dollarë që nuk dihet se nga erdhën dhe kujt i shërbyen. Ky person del dhe kërkon revolucion moral. Plaku i marrë e ka Lulin një nga kokrrat e tespijeve të veta. Por si tespijet e plakut Mere, ashtu do t’i shpërbëhen edhe tespijet e plakut Sali” – tha Rama.

tespije ura vajgurore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.