Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me PAK.
Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD dhe të pjesëmarrësve të PAK:
Lulzim Basha: Të nderuar zonja dhe zotërinj, përfaqësues të organizatave me aftësi të kufizuara në Shqipëri. Është një nder dhe një kënaqësi për mua dhe Partinë Demokratike, koalicionin tonë që sot të ndodhemi së bashku në këtë takim për të konkluduar përmes marrëveshjes midis bashkimi të organizatave tuaja dhe Partisë Demokratike, një marrëveshje e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri.
Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Rikthejmë në kujtesë me kënaqësi takimin tonë të fundit në selinë e një prej organizatave tuaja ku ajo që spikati ishte sinqeriteti, ishte fryma konstruktive e diskutimit dhe nuk mund të ishte i tillë pa patur edhe reflektimin vetëkritik për përgjegjësitë tona në të shkuarën që janë edhe një pjesë e rëndësishme e themelit mbi të cilat kemi ngritur angazhimet tona për të nesërmen. Kjo është një marrëveshje e cila është hartuar nga ekspertët tanë më të mirë dhe ekspertët më të mirë të organizatave tuaja që ka për qëllim të vendos një kulturë të re bashkëpunimi midis qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve legjitim të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
Si e tillё unё do tё thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por ёshtё: sё pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që nё gjithё vendimmarrjet e rëndësishme qё kanё tё bёjmё me çdo sferë, me çdo aspekt tё jetës, tё sfidave dhe tё pritshmërive tё personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkёvendimarrja dhe angazhimi i përbashkët nё zbatimin e detyrimeve qё rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti qё e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi tё kufizuara.
Prandaj jam nё veçanti falënderues dhe mirënjohës, drejtuesve tё organizatave, ekspertëve tuaj por edhe ekipit tonё qё ka insistuar qё ndryshimi i parё tё jetë njё ndryshim nё mentalitet, nё përqasje, siç e thash nё kulturën e re qeverisëse sepse fakti ёshtё qё nё këto 30 vite ky standard i mirëqenë nё Europë i konsultimit, i vendimmarrjes sё përbashkët, i vetadminsitrimit dhe i besimit reciprok e nё veçanti i besimit i qeverisё tek përfaqësuesit legjitim tek organizatat e personave me aftësi tё kufizuara ka njohur uljet e ngritjet e saj.
Sot unë do ta ndërmarr këtë angazhim në emër të Partisë Demokratike, të koalicionit tonë, Aleancës për Ndryshim dhe gjithë koalicionit tonë i cili më 25 prill me votën e shqiptarëve do të marrë përsipër barrën e qeverisjes. Dua të kujtojë se fillesat e bashkëpunimit tonë janë shumë më të hershme. Dua të kujtoj dhe të sjell në mendje se nëse bëhet fjalë për një lobim në kuptimin klasik të fjalës, lobi i parë dhe në fakt lobi i vetëm në të cilin kam patur krenarinë të jem anëtarë themelues në debutim tim si parlamentarë, si anëtarë i kuvendit të Shqipërisë ka qenë lobi për personat me aftësi të kufizuara.
E kuptoj këtë kohë sepse pozita si deputetë i mazhorancës dhe anëtarë i kabinetit, sillte edhe mundësinë për të ndihmuar sa të ishte e mundur, por edhe sfidën jo të vogël në politikë për t’ju kundërvënë partisë tënde, mazhorancës tënde, apo qeverisë tënde në veçanti në pozitat e drejtimit atëherë kur dukej se vendimmarrja nuk ishte në përputhje me ato standarde dhe me ato angazhime të cilat me të vërtetë do të ndihmonin kauzat e drejta të personave me aftësi të kufizuara. Shumë uji ka rrjedhur që nga ai moment, disa gjëra të mira janë arritur por janë hedhur edhe hapa prapa, në veçanti 8 vitet e fundit si në çdo fushë tjetër të jetës ka njohur një shkallë centralizimi ekstrem, një shkallë denigrimi të organizatave, të shoqërisë civile dhe të grupeve të interesit, e cila nuk ka kursyer marrëdhënien e qeverisë së këtyre 8 viteve me organizatat të personave me aftësi të kufizuar.
Dhe për fat të keq gjithmonë ata që e kanë pësuar, ata që kanë vuajtur pasojat e kësaj qasje dhe kësaj sjellje janë mijëra persona me aftësi të kufizuar dhe qindra, mijëra familjarë të tyre.
Prandaj e theksoj edhe njëherë se ndryshimi themelor do të vijë përmes kësaj përqasje të re, të re për Shqipërinë, por standard europian për çdo shoqëri europiane dhe për çdo vend dhe për çdo shtet që ne sot e marrin si shembull dhe nesër standardet e këtyre vendeve do t’i kemi po kështu shembuj për t’i përcaktuar në legjislacionin shqiptar dhe për t’i zbatuar së bashku me një dobi, me një interes të madh publik që është shërbimi ndaj kësaj pjese të shoqërisë që përtej të qenarit pjesa më vunerabël është edhe treguar se si shoqëria i trajton, mënyra se si qeveria i trajton, është tregues i shkallës së emancipimit të qytetërimit dhe i natyrës dhe i fytyrës njerëzore të politikës së atij vendi. Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua t’ia kaloj fjalën njërit apo disa prej përfaqësuesve tuaj para se të kalojmë në katin përfundimtar të një pune më shumë se 3-vjeçare që është marrëveshja formale që do të nënshkruajmë së bashku dhe që do të përbëjë bazën e detyrimeve të qeverisjes së ardhshme në raport me personat me aftësi të kufizuar.