Opozita u largua nga Parlamenti për të mos qenë në anën e gabuar të historisë u shpreh kryetari i PD-së Lulzim Basha në ceremoninë përkujtimore të 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë katër protestues.
Basha tha se maxhoranca mendon se do të likujdojë opozitën, duke fituar Shkodrën pa zgjedhje, por s’ka gaz dhe makineri që mund të shtypë opozitën.
“Shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund të likuidojë opozitën dhe se mund të bëj dhe pa të, semund të bëj pa të dhe ta marrë Shkodrën pa zgjedhje. E mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje, nën zgjedhë përsa kohë do i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo s’ka për të ndodhur, nuk ka vegla të vërbra, as gaz lotjellës, as hafije, as aparat shtypës që do të mundë të kthej qetësinë e kufomës politike të rilindjes, trashëgimtaren e denjë të krimeve të 2 prillit 1991”, tha Basha.
Ai shtoi se protesta madhështore e shkodraneve dhe gjithë Shqipërinë ka vetëm një përfundim, “që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e 4 bijve më të mirë shkodran rrëzimin e diktaturës dhe triumfin e demokracisë”.