Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha mban peng PD-në dhe tranzicionin

22:26 / December 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lisander hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetar i FRPD-së, Lisandër Hoxha, ka komentuar krizën në PD, duke theksuar se Lulzim Basha do të qëndrojë në krye të partisë në mënyrë që të vazhdojë  bashkëpunimet me Edi Ramën.

Hoxha tha më tej se Basha do të ketë pushtetin që të mbajë peng tranzicionin.

Hoxha:Basha ka një hall personal. Do që Shqipëria të jetë këtu, në marrëveshje me Edi Ramën. Të përsëris fjalimet që ka 8 vite që i bën. Bashës i duhet karrigia, do pushtetin për të mbajtur peng tranzicionin. Kjo është arsyeja  që Basha të mbyll sytë dhe të mos shoh 600 mijë shqiptarët që e votuan. Të gjithë bazën e PD e ka kundër, zyrtarët më të lartë të degëve i ka kundër. Basha është unik në botë. Një kryetar partie ka dinjitet.

Hoxha tha se Basha ka humbur dhe duhet të largohet, sakaq shton se ka ardhur koha që PD t’u kthehet demokratëve.

Lisandër Hoxha: Në 8 vite i dhamë Bashës çfarë deshi. Basha i shiti zgjedhjet në tavolinë. U prishën kualicionet. Nuk ka vend ku të struket ky struc, sepse demokratët janë të bindur se me Bashën nuk shkohet askund. Shteti është i gjithi në funksion të PS. Ku është opozita në këtë mes? Po na ikën rinia. Kjo krizë ka filluar që në 2017 dhe është mbuluar. U kemi hedhur hy syve. Lulzim Basha nuk meritoi respektin që ne i dhamë.

Kryeministri nuk do të rezistonte as 20 ditë nëse përballë do të kishte një opozitë të sinqertë, që ndjek kauzat e veta në mënyrë të moralshme dhe një opozitë që i çon njerëzit deri te burimi dhe i kthen mbrapa. Opozita nuk ka funksionuar, dhe kapaku mbi tenxheren e zollumeve ishte data 9 shtator kur vendosi të përjashtonte nga grupi parlamentar njeriun që për ne është lider historik. Basha duhet të largohet dhe të kuptojë se nuk është rruga e duhur kjo që ka zgjedhur.

Basha ka humbur, duhet të largohet dhe t’I hap rrugë, Komisionit të Rithemelimit që të bëjë të mundur ringritjen e PD. Nuk ka pse të ketë dhunë dhe përplasje. Demokratët kanë duruar shumë, nuk mendoj se do ushtrojnë dhunë. Basha ta lërë këtë punë se e ka tepruar. Demokratët nuk kanë kohë për të humbur me lojërat e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Ka ardhur koha që PD t’u kthehet demokratëve. Ne do i kthehemi garës votës.

Basha Peng
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.