Gjatë një takimi në Shkodër me anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha tha se sot ata që u arrestuan në Tiranë janë të burgosur politik.
“Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, theksoi Basha.
Ai shtoi se kriminelët nga burgu komunikojnë me qeveritarët, duke nënvizuar se “se së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën atje ku jeni ju bashkë me kriminelët e tjerë në pushtet”.