Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha nis negociatat me aleatët e Berishës, Alibeaj takon Dashamir Shehin e Agron Dukën

19:38 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeaj shehi 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së drejtuar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, është takuar këtë të martë me Dashamir Shehin dhe Agron Dukën. Takimi vjen një ditë pas deklaratës së Berishës, i cili tha se jemi pranë bashkimit edhe me aleatët tradicionalë të PD.

Në një kohë që ndarja mes Bashës dhe Berishës duket e pakthyeshme, tashmë secili prej tyre kërkon të maksimalizojë forcat opozitare rreth vetes. Sali Berisha tha një ditë më parë se përpjekja për bashkimin e grupit Parlamentar të PD ka nisur madje po bashkohen edhe me aleatët tradicionalë, ndërsa këtë të martë në krahun tjetër, Enkelejd Alibeaj që është sekretar i Përgjithshëm i grupimit të Bashës, ka zhvilluar gjithashtu dy takime, me kreun e LZHK Dashamir Shehi dhe atë të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Diskutimi më vete me dy aleatët u zhvillua në një ambient privat fare pranë zyrave të reja të marra me qera nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha. Fillimisht ishte Dashamir Shehi, i cili zhvilloi një takim që zgjati mbi 30 minuta, ndërkohë gjysmë ore pas Shehit, radha ishte e Agron Dukës.

Ky i fundit mori pjesë edhe në takimin që u zhvillua në kryesinë e kuvendit mes deputetëve të opozitës të PD-së së grupimit të Berishës dhe Bardhit. Burimet bëjnë me dije se një nga temat e diskutimit mes Shehit e Alibeajt ishte edhe vendimi i grupimit të Bashës për përjashtimin e deputetëve. Kujtojmë që në fund të gushtit, Shehi e Duka u takuan me Bashën, por sipas tyre takimi ishte për t’i kërkuar firmat mbështetëse për t’iu drejtuar Kuvendit me kërkesën për të ndryshuar sistemin zgjedhor.

duka Enkelejd Alibeaj Lulzim Basha shehi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.