Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Një kryeministër që nuk i mban premtimet, s’ka të drejtën morale të kërkojë një mandat tjetër! Më 25 prill shqiptarët do t’i japin verdiktin që meriton

17:19 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal sërish te premtimet e Edi Ramës para se të vinte në pushtet.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha theksoi se Shqipëria ka mbetur në vend numëro dhe shkaku kryesor për këtë është Edi Rama, i cili nuk ka mbajtur asnjë premtim.

Sipas kryedemokratit, janë me dhjetëra e qindra premtime të Ramës, që ai nuk i ka mbajtur, dhe as ka kërkuar falje për këtë, por vijon sërish me premtime boshe.

“Shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë premtimet e Ramës, që nuk janë 9, por dhjetëra e qindra premtime që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur. Dje vetëm kujtova një pjesë të vogël të këtyre premtimeve. Një kryeministër që nuk i mban premtimet, me të cilat vjen në pushtet, nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandat tjetër. Jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që nuk ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, tani po vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Rezultati, Shqipëria ka ngecur në vend numëro. Shumica e qytetarëve janë më të varfër. Është një plagë e madhe, që përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro, ndërkohë që të gjitha vendet rreth nesh kanë bërë progres. Përgjegjësi i vetëm për këtë është Edi Rama, sepse ka bërë shumë premtime dhe nuk ka mbajtur asnjë. Tani do na sjellë premtime të tjera, dy muaj para se shqiptarët do t’i japin me votë verdiktin që meriton”, tha Basha.

Më tej, Basha uroi sërish Partinë Vetëvendosja për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa e cilësoi procesin zgjedhor një arritje të jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës.

“Uroj LVV për fitoren në Kosovë. I uroj të gjithë në Kosovë për një standard model në zgjedhje. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës. Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj i uroj fituesve në zgjedhje dhe partive të tjera, që të bëjnë gjithçka në sfidat që i presin për përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës. I garantoj që sot dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit unë dhe PD do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar fuqishëm në përfitim të zhvillimit, punësimit, të dy vendeve tona”, u shpreh ai.

Basha kryeministër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marrëveshja e 17 majit me Lulzim Bashën, Edi Rama zbulon për herë të parë bisedat mes të dyve

22:45 / December 18, 2025

Çadra “Basha” dhe çadra “Berisha”

20:05 / November 17, 2025

Ka shans Glauk Konjufca të bëhet kryeministër i Kosovës?

15:40 / November 5, 2025

Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër

12:56 / November 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.