Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një takim ditën e sotme në Mirditës, në kuadër të garës për kryetar që do të mbahet në datën 13 qershor.
Duke folur për një takim të zhvilluar pak më herët Basha u shpreh: “Si shumë takime të tjera dhe si gjithë fushata jonë ai shënonte jo thjeshtë entuziasmin dhe pritshmërinë e demokratëve, por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshimin më datë 25 prill. Shënonte po kështu një shpresë të lindur jo rastësisht, as të rënë nga qielli por që erdhi me të vërtetë si bekim dhe mbushi zemrat e shqiptarëve dhe mirditorëve për shkak të punës vetëmohuese dhe sakrificës tuaj dhe të Partisë Demokratike për shkak të shpirtit të pamposhtur të demokratëve te Mirëditës, Lezhës dhe mbarë Shqipërisë për të cilën duhet të jeni krenarë dhe kokëlartë në çdo moment, në veçanti në momente të tilla të vështira si këto që po kalojmë këto javë”, theksoi Basha.