Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Paratë e shqiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës

14:05 / April 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
489003472 1222114382617122 6317834770918058630 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore. Ai theksoi se situata ekonomike dhe sociale në vend është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë, ndërsa shqiptarët në 11 maj duhen të kenë parasysh se ose me fëmijët dhe familjet e tyre, ose me Edi Ramën dhe shokët e tij.

”Kryesorja dhe mbi të gjitha është o me njerëzit, o me Ramën dhe shokët e tij. Pse është në këtë gjendje ekonomia? Sepse lekët nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Ramës edhe në xhepat e shqiptarëve. Mundësitë nuk mund të jenë edhe monopol i shokëve të Ramës, edhe në dispozicion të rinisë shqiptare.

Të dyja bashkë nuk rrinë. O me shokët e Ramës 7×7=313-ta, o me shqiptarët. O me familjen tënde, me fëmijët e tu, me të ardhmen tënde, o me Shqipërinë, o me Ramën. Të dyja bashkë nuk rrinë. Këtë mesazh duhet t’ua përcjellim qartë njerëzve”,-tha Basha.

Ai foli për programin e Koalicionit Euroatlantik i cili synon t’i kthejë fondet publike në shërbim të qytetarëve, përmes uljes së taksave, subvencioneve dhe investimeve në shëndetësi e arsim. ”Me programin tonë, realisht politikat sociale janë aty, janë të kushtueshme, janë financueshme sepse ne paratë e shaiptarëve do t’i heqim nga xhepat e shokëve të Ramës, e do ia kthejmë shqiptarëve qoftë me ulje taksash, qoftë me subvencione.

Qoftë me politika lehtësuese për sipërmarrjen, qoftë me investime në shëndetësi, në mënyrë që kushtet e mjekëve, infermierëve të jenë të tilla që mos të mendojnë braktisjen dhe largimin si alternativën e parë. Dhe më e rëndësishmja t’u ofrojmë shqiptarëve një shërbim shëndetësor dinjitoz.

Me të njëjtën shumë, Italia arrin të përballojë me standarte europiane problemet shëndetësore të 5 milionë banorëve të shoqërisë së saj. Pra, paratë janë, por paratë vidhen. Vidhen nga shokët e 7×7=313. O me Ilir Beqajn tek 7×7=313, o me shëndetin e shqiptarëve. Kjo është fare e qartë dhe me Koalicionin Euroatlantik, ne do të bëjmë që me këto para, që nuk mungojnë, janë 7.2 miliarfë euro ka harxhu qeveria, këto para të shkojnë për shëndetin e shqiptarëve, për mirëqenien dhe arsimin e shqiptarëve”,-tha ai.

Lulzim Basha para Rama shqiptarël
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.