Pas takimit me Komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë publike dakordësimin me strategjinë e prezantuar.
Në një deklaratë për mediat, Basha bëri me zgjidhja e krizës politike dhe reforma zgjedhore janë dy objektiva madhore.
“Përshëndes dhe mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin e zgjerimit.
Strategjinë e tyre unë dhe opozita e mbështesim gjerësisht. Gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës përmes zgjedhjeve paraprirë nga një reformë zgjedhore sipas kushteve të Bundestagut janë dy objektiva madhore.
Mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim”, u shpreh Basha