Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se PD e ka gati planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin, që sipas tij do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjete sociale nuk kursen kritikat ndaj punës së qeverisë teksa thotë se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik dhe kapacitet njerëzor.
“Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, ka kapacitetet e duhura njerëzore, por i mungon qeveria që punon për njerëzit dhe lufton korrupsionin. Ne kemi tashmë gati planin e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, që do të garantojë një jetë dinjitoze për çdo shqiptar në Shqipëri”, shtoi Basha.