Përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk është pritur mirë! Pasi dha deklaratën për shtyp nga zyra e tij, Basha zbriti në sallën e mbledhjeve, ku u deklaroi demokratëve të tij se për vendimin nuk kishte dakordësi me liderin listorik të PD-së. Kjo ka nxehur gjakrat mes palëve me një reagim të ashpër të Flamur Nokës dhe Bujar Leskajt.
Pjesë nga sherri:
Basha: Nuk kam dakordësi me Berishës për këtë vendim.
Leskaj me tone të larta: Është vendim i gabuar.
Noka: Është gabim. Me këtë vendim po mohojmë historinë e PD-së.
