Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha pranon se SHBA ka kërkuar përjashtimin e Berishës nga PD: Mbajta premtimin e ish-kryeministrit

21:38 / November 25, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në “Open” u shpreh se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së erdhi pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shprehet se ka tejkaluar interesat personalë, për të mirën e Partisë Demokratike.

“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga kuvendimi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve  dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non grata-t’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”.

Ai lë të nënkuptohet se nëse nuk do të përjashtonte Berishën, pasojat për partinë më të madhe opozitare do të ishin të rënda, duke shtuar se edhe Berisha e ka të qartë ç’do të thotë pasojë për një parti në raste të tilla.

Vendimin e sheh si më të mirin e mundshëm për ish-liderin demokrat, pasi në këtë mënyrë Berisha nuk u largua nga kuvendi: “Falë investimit tim politik dhe personal, në përmasa që nuk do t’i bëja për veten time, një distancim i Berishës nga PD u kthye në një pezullim”.

Basha këmbëngul se nuk ka ndërmend të diskutojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij ‘non grata’, pasi është përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Basha berishes perjashtimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.