Lulzim Basha ka vijuar me replikat në distancë të zhvilluara me kryeministrin Edi Rama. Me ironi thotë se është në listën e hapur në Tiranë me Koalicionin Euroatlantik, ndryshe nga rivalët.
”O Rame, prap kishe pyt për mu. Në listë të hapur jam o Ram me Koalicionin Euroatlantikë në Tiranë. Po ti mo Ram ku je? Ke thon që do jesh në listë të hapur, s’ishe, as në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram. Epik je pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap shkon e futesh në listë të mbyllur”,-thotë Basha.
Ai pyet Ramën se ku është, sepse ka thënë që do ishte në listën e hapur. Basha vazhdon me ironi duke thënë se Rama ka frikë pasi nuk iu përgjigj pyetjes se ku i ka shokët.
”Apo ke ndonjë frikë, se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikkatilit, “ku të kanë mbet shokët”. Ku i ke mo Ram shokët? Sa bëjnë 7×7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin?
Amon do më thuash, po Jurgis Çyrben që nuk e zë me gojë asnjëherë, si ka mundësi? Kishte bërë vota me bandat në Durrës për ty, e ti as emrin nuk ia zë në gojë. E mër Ram çfarë hallesh të kanë pllakos, të kuptoj që nuk të zë gjumi. Merre qetë se fillimi është”.