Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Rritje me 5% të pensioneve dhe bonus 250 mijë lekë

15:44 / October 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha këtë të hënë ka trajtuar çështjen e pensioneve. Ndërsa ka ndarë prononcimet e disa të pensionistëve, Basha shkruan në një postim në Facebook, se një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për mjerimin e pensionistëve. Për të pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to. ”Ne angazhohemi për rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm 250 mijë lekësh të vjetra”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë

Një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për pamundësitë dhe mjerimin e pensionistëve. Zërat e tyre plot dhimbje dhe zhgënjim janë dëshmia e dështimit të kësaj qeverie. Pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.

Indeksimet qesharake, janë lëmoshat e një qeverie arrogante, të shkëputur nga hallet e njerëzve, e cila tregon se ata që nuk u kujdesën dot për pensionistët gjatë një pushteti të tejzgjatur dhe të pamerituar duhet të ndëshkohen me votë, për t’i hapur rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë ne angazhohemi ta trajtojmë me përparësi dhe seriozitet rimëkëmbjen e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të shpopullimit dhe rënies së kontributeve. Ne angazhohemi për rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm 250 mijë lekësh të vjetra.

Modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëadministrimi dhe lufta frontale ndaj korrupsionit, do të na mundësojë ta ripërtërijmë skemën, në përputhje me praktikat më të mira europiane dhe të bëjmë të mundur rritjen dhe shumëfishimin e pensioneve, duke zhdukur diferencat e tmerrshme midis pensioneve të larta dhe pensioneve të ulëta. Shqipëria meriton më shumë!

Basha pensionistë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.