Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar thirrjet e kryeministrit Rama se “30 qershori nuk lëviz”, si një tentativë për grusht shtetit. Nga qyteti i Beratit, Basha ka ripërsëritur deklaratat e tij, se nuk do të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet.
“Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershori, me krimin, me hajdutët. Pas vizitës sime në perëndim, do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Asnjë hap pas drejt diktaturës së krimit. Do shkojmë deri në fund të betejës sonë, për Shqipërinë si gjithë Europa. Në këtë betejë jemi bashkuar si kurrë më parë. Balli i betejës, i takon opozitës, demokratëve, por kurrë më parë nuk kam parë kaq shumë. Grusht i shtetit më 30 qershor do të ndalet me çdo kusht. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Çeta e tyre e shpartalluar ka humbur qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku. 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. Tentativë për grusht shtetit. Dy herë i shtyu zgjedhjet në 2007, ky që tani thotë nuk më lejon Kushtetuta”, shkruan Basha.