Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit, nga ku lajmëroi se ka nisur puna për riorganizimin e partisë.
Në një reagim në “Facebook”, Basha thekson se synim është modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave në parti.
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.
Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë.”