Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ju drejtua të gjithë votuesve në një video live nga makina.
Basha i bëri thirrje edhe socialistëve ku tha se misioni është i përbashkët, dhe të gjithë jemi një familje duke i garantuar se nëse i jepet besimi, do të jetë kryeministër i të gjithëve, pa dallim.
blob:https://www.facebook.com/5db12f51-22b5-4a97-b39f-6949f92d641d
“Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë, ne jemi një komb, një familje, ne përballemi me të njëjta probleme, ne të gjithë bashkë kemi një mision, ta bëjmë të ardhmen e fëmijëve tanë më të mirë. Unë ju garantoj se do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Ne do të kujdesimi për të gjithë”- tha ai