Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha vizitë në Berlin: Keqqeverisja po largon shqiptarët

16:39 / October 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1729173985 basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha zhvilloi një takim në Berlin me deputetin e CDU-së, Knut Abraham, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin. Gjatë takimit, Basha theksoi sfidat e vendit, si lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit dhe përpjekjet për respektimin e shtetit ligjor. Ai shprehet se pjesë e bisedës ishte bashkimi i votave mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës për lirimin e zyrtarëve të korruptuar, duke e cilësuar si një mesazh negativ për drejtësinë, si dhe mbylljen e listave.

Postimi i plotë

Sot pata kënaqësinë të takoj në Berlin mikun tim, deputetin e CDU-së, Knut Abraham, i cili është një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Diskutuam mbi sfidat me të cilat përballet Shqipëria sot, duke filluar nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, respektimi i shtetit ligjor, etj.

Qeveria dhe një pjesë e opozitës, duke bashkuar votat për të liruar zyrtarët e korruptuar, i dhanë një mesazh tejet negativ organeve të drejtësisë, duke thënë se ju i dënoni të korruptuarit, por ne i lirojmë. Bashkimi i votave të Edi Ramës dhe një pjese të opozitës që drejtohet nga Sali Berisha për mbylljen e listave u hoqi mundësinë shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre deputetët në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu diskutuam për plagën e madhe të Shqipërisë sot, që është largimi masiv i shqiptarëve, pasi keqqeverisja e ka pamundësuar ndërtimin e një jete dinjitoze në vendin e tyre. Si pasojë e emigracionit, Shqipëria ka sot më shumë se 800 milionë euro humbje në vit, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Eurostat-it, gjysma e popullsisë jeton në varfëri.

Knut Abraham, deputet i Bundestagut, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, është një zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe në NATO, si dhe hapja e negociatave për anëtarësim në BE, është në interes të BE-së, paqes dhe sigurisë në rajon. Europa duhet të mësojë nga lufta në Ukrainë për të zgjidhur konfliktet e ngrira, të cilat, siç dëshmoi ngjarja e Bajnskës një vit më parë, mund të kthehen në kërcënim për sigurinë.

463242428 1096160238545871 5753347819559270152 n

Berlin Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.