Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha zero fjalime në Kuvend përgjatë shtator-dhjetor 2022! 

21:44 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kuvendi shqiperise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erion Braçe nga socialistët dhe Jorida Tabaku së bashku me Enkelejd Alibeajn janë cilësuar si deputetët më efiçentë në këtë sesion parlamentar. Ato kanë qenë deputetët të cilën kanë qenë më aktivë në parlament me anë të nismave ligjore, me debate në komisione dhe në seancat plenare.

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar së fundmi raportin e tij shtator-dhjetor 2022, në të cilën ka zbuluar edhe 22 deputetët që kanë zgjedhur të flasin me heshtje, pra që nuk kanë mbajtur asnjë fjalë në Kuvend, mes tyre edhe ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Përgjatë këtyre 4 muajve, kur në PD kanë “gëluar” zhvillimet politike brenda vetë partisë, Basha nuk ka mbajtur asnjë fjalë në ‘Foltoren’ e Kuvendit. 

Përveç Ramës, në këtë listë janë edhe Luljeta Bozo, Tomor Alizoti, Edi Paloka, Benet Beci dhe Zef Hila. Nga emrat e përhershëm në listën e bilancit negativ të aktivitetit parlamentar vijojnë të jenë Rrahman Rraja, Paulin Sterkaj, Aagron Çela apo edhe prurjet e reja 2021, Orlando Rakipi.

image 36

Kryeministri Edi Rama ka qenë jo pak aktiv në jetën parlamentare, e megjithatë, 4 ministre “ia kanë kaluar”, duke mbajtur më shumë se ai fjalime. Bëhet fjalë për ministrjen e Infrastrukturës Bleinda Balluku, ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahinaj, ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali dhe ajo e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Rama numëron 8 diskutime totale, në ndryshim me ministret që kanë nga 10-15. Kjo edhe për shkak të axhendës së kreut të qeverisë, në angazhimet që ka pasur përfshirë edhe udhëtimet jashtë vendit. Kryeministri rezulton se statistikisht ka folur dy herë më pak, sesa tri ministre të tij, por për nga minutazhi vijon të jetë deputeti më me shumë minuta fjalime në parlament, për shkak të pozitës së privilegjuar të fjalimeve pa afat që mban nga pozita e të qenit kryeministrit.

image 37

Një bilanc pozitiv, është fakti se referuar të dhënave, gratë deputete, ashtu si në shumicën e sesioneve të kaluara parlamentare, kanë shënuar nivel efikasiteti 6% më të lartë, sesa burrat. Në terma konkretë, gratë deputete kanë mesatarisht 43 pikë nga 100 pikë të mundshme angazhimi, ndërkohë që deputetët burra kanë vetëm 38 pikë nga 100 të mundshme. Në krye të listës së deputetëve më efektivë është një grua deputete, ndërkohë që në 20 deputetë më pak efektivë gjenden 3 gra dhe 17 burra.

Basha fjalime zero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.