Duke postuar pamje nga protesta e të shtunës e opozitës, kreu i PD-së, Lulzim Basha me një status në Facebook shkruan se “populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”.
Basha thotë se opozita e ka bërë zgjedhjen e saj: Me njerëzit kundër një qeverie bandë dhe kryehajduti që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe helmon ata.
“Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, shkruan Basha. Në video janë dhe foto nga protesta, ku protestutesit mbrohen nga gazi lotsjellës.
