Këngëtarja bukuroshe shkodrane Arilena Ara feston sot ditëlindjen e saj të 21-të dhe urimin më të veçantë sapo hyri mesnata ia bëri njeriu me të cilin bashkëpunon prej tetë vitesh.
Popi Kola, pikërisht menaxheri i saj ishte ai që e ka uruar ndër të parët ku mes të tjerash i shkruan: Bashkë përgjithmonë!
Popi në profilin e tij në Instagram kishte publikuar dy foto me këngëtaren. Njëra prej tyre ishte në fillimet e karrierës së Arilenës, ndërsa tjetra ishte një foto e shkrepur gjatë këtyre ditëve.
“Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e lumturisë time! 8 vite histori bashkë dhe 80 më shumë për të ardhur. ‘Bashkë, përgjithmonë, vetëm”, ishin fjalët e Popit të cilat e kanë emocionuar Arilenën.
Këngëtarja e ka ripostuar këtë urim ditëlindjeje dhe krahas tij ka shkruar “Gjithçka”, duke etiketuar menaxherin e saj.
Kujtojmë se prej disa javësh Arilena është larguar drejt Shteteve të Bashkuara, ku po përgatit këngën e re me të cilën do të marrë pjesë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Kënga e saj do të prezantohet në dhjetor të këtij viti dhe nëse shpallet fituese, Arilena do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision-in e vitit 2020.