Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Bashkë prej më shumë se një viti, detaje nga lidhja e djalit të Metës dhe Kryemadhit me këngëtaren e njohur! Planet e çiftit për fejesë

11:06 / March 22, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori e bukur dashurie zhvillohet prej kohësh në Tiranë. Bëhet fjalë për djalin e Ilir Metës, Besartin dhe këngëtaren e famshme, Kanita.

Vetëm javën e fundit janë mësuar detaje të reja nga kjo histori, që për shumë ishte e njohur, por opinioni publik pak dinte. Këngëtarja nga Shkupi, e cila ka ruajtur një profil të ulët në media, mesa duket ka gjetur dashurinë në krahët e djalit të ish-Presidentit.

image 32

Me aq sa kemi mundur të mësojmë, kjo romancë qenka më serioze sesa dihet. Bëhet me dije se lidhja e çiftit është konsoliduar tashmë edhe me familjet e tyre dhe dyshja e jeton këtë dashuri mes Tiranës dhe Shkupit, duke pasur një jetesë të përbashkët mes angazhimeve të përbashkëta që kanë.

image 33

Ishte pikërisht Monika Kryemadhi, ajo që dha sinjalet e para për një lidhje serioze të djalit të saj. Pikërisht gjatë bisedës në një panel, Monika zbuloi detaje që i kishin shpëtuar publikut. Ajo tregoi se djali i saj, Besari, një djalë shumë i matur dhe i edukuar që i qëndron larg mediave, ishte skeptik për rolin e saj në film.

image 34

Por, mbështetja kryesore për ta bindur atë ka ardhur pikërisht nga partnerja e tij, një artiste nga Shkupi. Edhe në intervista paraprake, Monika ka folur me superlativa për zgjedhjen e djalit, duke treguar se kjo lidhje e ka afruar Besarin edhe më shumë me familjen. Dhe nusja e familjes Meta qenka pikërisht këngëtarja e njohur, Kanita.

Këngëtarja, e cila njihet për zërin e saj potent dhe stilin mjaft diskret, është në një romancë shumë të shëndetshme me Besarin prej më shumë sesa 1 viti. Kanita ka arritur të krijojë një urë komunikimi mjaft të bukur edhe me familjen e partnerit, duke u bërë kështu pjesë e pandarë e tyre. Duket se Besari dhe Kanita janë padyshim një nga ato çiftet që vërtetojnë se dashuria mund të jetë shumë e fortë edhe kur jetohet larg zhurmës së panevojshme.

image 35

Çifti duket se po planifikon edhe fejesën e tyre, duke ‘vulosur’ kështu edhe këtë histori dashurie. Për miqtë e afërt kjo histori është tërësisht e njohur, pasi dyshja është përgjatë gjithë kohës bashkë. Kanita është parë shpesh herë në Tiranë, ku arsyeja e vizitës nuk ka qenë për karrierën e saj, por për të qenë pranë partnerit.

Me këtë lidhje, karriera muzikore e saj ka dalë në planë të dytë, duke preferuar që të përqendrohet tek jeta private dhe tek historia e dashurisë që pritet të konkretizohet së shpejti. Deri atëherë, ne mezi po presim të shohim për herë të parë këtë çift së bashku, duke u shndërruar ndër çiftet më interesante në vendin tonë.

image 36
image 37

djali fejese kengetaren lidhja metes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis spektakli, zbulohet çmimi rekord i ‘Ferma VIP 3’

22:00 / March 27, 2026

Gimbo shfaqet i prangosur në një ambient të shtëpisë së BBV 5, si e priti Selin 

21:19 / March 27, 2026

Motra e Mateos futet brenda në shtëpi, mesazhi që i dha Brikenës: Nga afër je me e bukur

22:16 / March 26, 2026

Sulmi me armë në shtëpinë e saj, Rihanna rrëfen çdo detaj dramatik

21:37 / March 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.