Pak javë më parë në një intervistë për “Ftesë në 5”, menaxheri dhe njeriu më i afërt i Arilena Arës, Popi Kola tregoi se shumë shpejt këngëtarja do të vinte me një projekt muzikor.
Ky do të ishte projekti i parë muzikor i Arilenës pas fitores së Festivalit të RTSH-së me këngën “Shaj” – më pas do të transformohej në “Fall From The Sky” – dhe sigurisht, kurioziteti është i lartë.
Përveç faktit që kënga do të jetë ritmike, asokohe Popi nuk dha asnjë detaj më tepër.
Nuk bëhet fjalë për një projekt dosido, por për atë ç’ka mund të kthehet në bashkëpunimin e vitit.
Po flasim për bashkëpunimin e shumëpritur mes Arilenës dhe Alban Skënderajt, i cili pritet të publikohet brenda pak ditëve.
Po të njejtat burime thanë për News31 se videoklipi është xhiruar në Kosovë, në disa zona turistike malore… ç’ka do të na kënaqë jo vetëm veshët, por edhe sytë.