Një pjesëtar i ri pritet t’i shtohet së shpejti familjes së këngëtarit Ermal Fejzullahu. Sipas “Revista Class”, bashkëshortja e artistit, Ariana është shtatzënë për herë të katërt dhe shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e tyre.
Mësohet se ajo është në fillimet e pritjes së ëmbël e madje ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës që ajo pret. Ermal dhe Ariana Fejzullahu janë prindër të tre fëmijëve: djalit quajtur Art dhe dy vajzave Era dhe Buna. Çifti është bashkë prej më shumë se 1 dekade dhe jetojnë lumturisht në Prishtinë. /Bordo/