Bashkia e Athinës u ndriçua në ngjyrat e flamurit francez, në shenjë mbështetjeje për popullin francez për sulmin terrorist në Nice.
Masakra e sotme ku një emigrant me thikë hyri në kishën Notre Dame të qytetit dhe i preu fytin kujdestarit të kishës, i preu kokën pjesërisht një gruaje të moshuar dhe plagosi rëndë një grua të tretë e cila vdiq më pas, tronditi mbarë opinionin ndërkombërar.
Një deklaratë e përbashkët mbështetjeje për Francën pas sulmeve terroriste u miratua nga të 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE.
