Tuneli i Shkopetit i ndërtuar prej vitit 1953 nuk ka pasur asnjëherë ndriçim. Tashmë bashkia Mat në bashkëpunim me Kurum që ka me koncesion H/C Ulëz e Shkopet investuan dhe mundësuan ndriçimin për herë të parë të këtij tuneli.
Ky tunel nuk u ndriçua kurrë më parë edhe pse përdoruesit e mjeteve dhe pasagjerët e shumtë e kërkonin me ngulm vendosjen e ndriçuesve.
Gjatë trazirave të vitit 1997 ky tunel u shërbeu keqbërësve për grabitjen e shoferëve dhe udhëtarëve, të favorizuar nga mungesa e ndriçimit.
Në faqen zyrtare të Bashkisë Mat, janë publikuar dhe pamjet e mrekullueshme se si duket sot ky tunel i ndriçuar.